Figura 5 tregon disa nga arsyet e ndryshme me të cilat studentët kishin probleme gjatë mësimit online.
Mos zhvillimi i mësimit është një nga problemet më të mëdha, shumë profesorë nuk janë munduar
faretë zhvillojnëleksionet ose seminaret në formatet online.
Probleme të tjera ishin edhe mungesa
e një orari të mirëcaktuar, e cila është
shumë e rëndësishme në formimin
profesional të studentëve, dhe fakti që
literatura për të mësuar ka munguar.
Studentët pasi nuk kishin mundësi të
mësonin nga leksionet dhe seminaret e
profesorëve të tyre u detyruan që
tëmësonin në mënyrë personale për të
qëndruar në hap me planprogramin
vjetor. Nga 458 përgjigje të pyetësorit,
70 zgjodhën opsionin qëtregon se kanë
mësuar shumë pak (0-1 orë në ditë)
jashtë mësimit online që duhej të
zhvillohej. Pjesa më e madhe e
studentëve treguan që kanë mësuar më
shumë se 3 orë në ditë.
(Fig 6)
Shumica e studentëve janë shprehur kundër mësimit online dhe formave të ndryshme tëmësimit online.
Dy pyetje kërkojnë të dijnë se çfarë mendojnë studentët rreth mësimit online si mësim plotësues dhe
nëse studentët do të donin që fillimin e vitit 2020-2021 ta bënin online. Në të dy pyetjet shumica e
studentëve përgjigjen kundër mësimit
online si menyrë plotësuese të mësimit
të rregullt. Kjo deshmon për
skepticizmin e studentëve mbi
efikasitetin e mësimit online, sipas
standardeve të pritshme, por edhe të
kërkuara për një formim të denjë
profesional të tyre.Kur studentët u
pyetën për vlerësimin e realizimit të
mësimit nëformatin online shumica nuk
kishin përgjigje pozitive madje numri
më i madh i të anketuarve tha që
mësimi online është plotësuar vetëm 0-
20% ndërsa 30 përgjigje ose gati 7 % e
përgjigjevekonstatojnë që mësimi është
zhvilluar 80-100%. Rezultatet tregojnë se studentët kanëpasur përvoja e pikëpamje shumë të ndryshme
që shprehen në këtë pyetësor por ato që mbizotërojnë janëato që mësimi online nuk ka qenë efektiv