DHURIMI I
GJAKUT
Çfarë duhet të dimë?
Material informues dhe sensibilizues mbi
sëmundjet dhe dhurimin e gjakut
DHURO GJAK,
NË EMËR TË JETËS
Përmbajtja
2
Sëmundjet e gjakut..............................................................................................3
Rëndësia e dhurimit të gjakut për personat talasemikë....................5
Parimet etike të dhurimit.................................................................................6
Kriteret që duhet të përmbushin dhuruesit e gjakut..........................7
Personat e kundërindikuar për të dhuruar gjak....................................9
Format e ndryshme të dhurimit të gjakut................................................9
Fazat e dhurimit të gjakut...............................................................................10
Çfarë duhet të dijë çdo dhurues?.................................................................11
Burimet
https://www.avis.it/it/la-donazione
https://shendetesia.gov.al/wp-
content/uploads/2017/09/I_Rregullore_Perc_Pershtatshmerise_dh
uruesit_e_gjakut_2014.pdf
https://www.fsdksh.com.al/aktivitete/646-14-qershor-dita-
boterore-e-dhurimit-te-gjakut
Gjaku bën mundur shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese
gjithë qelizat e organizmit tonë, duke mundësuar kështu funksionin normal
të tyre.
Sëmundjet e gjakut mund prekin dhe dëmtojnë funksionin normal
secilit prej komponentëve gjakut ku perfshihen: qelizat e kuqe
(eritrocitet), qelizat e bardha (leukocitet), trombocitet ndihmojnë
koagulim dhe plazmën (njohur ndryshe dhe si porcioni i lëngshëm i gjakut).
Alterimi i funksionit secilit përbërës mund çojë anemi, leukopeni,
trombocitopeni dhe çrregullime me koagulimin. Secili prej këtyre katër
komponentëve gjakut mund transfuzohet i veçuar ose si njësi e plotë
gjaku, në varësi të nevojave të pacientit.
Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar
që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e
hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave
të kuqe të gjakut. Në personat me talasemi, qelizat e
kuqe të gjakut nuk prodhohen në sasi dhe cilësi
normale. Kur nuk ka sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut,
nuk ka edhe oksigjen të mjaftueshëm për të gjitha qelizat e tjera të trupit,
kështu shfaqet anemia.
Njerëzit me talasemi mund të kenë anemi të lehtë
apo të rëndë, e cila mund të dëmtojë organet dhe të çojë në vdekje.
Defekte të ndryshme në hallkat e zinxhirit të prodhimit të hemoglobinës
shkaktojnë lloje të ndryshme talasemie.
Në varësi të asaj se sa e rëndë është talasemia, kemi
talasemi minor dhe talasemi major.
Sëmundjet e gjakut
3
Një person i cili ka talasemi minor mund të mos ketë
asnjë simptomë ose mund ketë vetëm anemi lehtë,
ndërsa një person me talasemi major mund ketë
simptoma rënda dhe mund ketë nevojë për
transfuzione të rregullta gjaku.
Sipas OBSH sot 5% e popullsisë në botë është bartëse
potenciale e gjenit patogjen hemoglobinës (njerëz
shëndoshë, që kanë trashëguar një gjen mutant nga një prind).
Çdo vit, botë lindin mbi 300 mijë fëmijë me sindromë
talasemike (30%) ose drepanocitozë (60%)
(shumica në vende me zhvillim të ulët ekonomik).
Ashtu si shumë vende fqinjë ku malaria ka qenë
endemike, edhe Shqipëria është prekur nga talasemia
dhe hemoglobinopati të tjera. Shqiperia është një vend me
endemicitet te lartë të beta talasemisë.
Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca
më e lartë takohet në zonat e ultësirës perëndimore
(Lushnje 7.3%, Berat 7.04%, Fier 9.96%, Sarandë 7.92% dhe
Shkodër 7.2%). Sipas studimeve në periudha të ndryshme kohore,
referohet që në vendin tonë ka rreth 300 mijë bartës
(8-9% e popullsisë).
4
Transfuzioni i gjakut synon mbajë nivelin e hemoglobinës
pothuajse normal, duke zëvendësuar rruazat e kuqe “boshe”, me
reja të shëndetshme.
Talasemikët akumulojnë organe një sasi konsiderueshme
hekuri për shkak transfuzionit herëpashershëm gjakut.
Akumulimi dhe përqëndrimi i hekurit dëmton mënyrë progresive
organet e brendshme duke shkaktuar sëmundje zemrës, diabet,
cirrozën e melçisë dhe në këtë mënyrë shkurton jetën e të sëmurëve.
Rëndësia e dhurimit të gjakut
për personat talasemikë
Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm
deri tani për talaseminë.
Ai duhet merret çdo 3-4 javë, bazë nevojave pacientëve
duhet bëjnë medoemos analiza laboratorike spitale,
ambulancë apo qendra tjera shëndetësore, për ditur përqindjen
e hemoglobinës tyre, edhe ne rast se nuk kanë shfaqje
dukshme, si lodhje apo zbehtësi të fytyrës (anemi).
5
Mbijetesa e talasemikëve është e lidhur me trasfuzimin
periodik të gjakut, i cili mund të gjendet vetëm nëpërmjet
dhurimit vullnetar!
Dhurimi i gjakut për personat e
prekur nga talasemia është një gjest solidariteti sepse bashkë
me gjakun iu dhuron atyre jetë!
Parimet etike të dhurimit
Anonimati Siguria
Higjiena Zgjedhja e lirë
Një hap i rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundje është
kryerja e nje analize të posaçme (elektroforeza e hemoglobines) gjaku
për të ditur nëse 2 individët të cilët kanë vendosur të bëjnë fëmijë janë
apo jo transmetues të sëmundjes.
6
Kriteret që duhet të
përmbushin
dhuruesit e gjakut
Mosha
Çdo person i shëndetshëm i moshës 18-65 vjeç, mund të jetë dhurues
gjaku. Dhuruesi për herë parë mbi moshën 6o vjeç vlerësohet nga
mjeku seleksionues nëse i përmbush kriteret e nevojshme për
vazhduar dhurimin e gjakut. Dhuruesi mbi moshën 65 vjeç vlerësohet nga
mjeku transfuziolog nëse është i vlefshëm ose jo për dhurim të gjakut.
Pesha
Çdo dhurues i gjakut duhet jëtë jo pak se 50 kg, gjendje mirë
shëndetësore, e cila vlerësohet paraprakisht nga mjeku seleksionues.
Niveli i Hemoglobinës në gjakun e dhuruesit
Femra: ≥12.5 g/dl
Meshkuj: ≥ 13.5 g/dl
Niveli i proteinës në gjakun e dhuruesit
Proteina: ≥60 g/l
Proteinemia për dhuruesit e plazmës duhet
të kryhet të paktën çdo vit
7
Niveli i Hemoglobinës në gjakun e dhuruesit
Numri i trombociteve duhet të jetë në vlerën ≥180 x 109 /l
Presioni Arterial
Sistolik: 110-180 mmHg
Diastolik: 60-110 mmHg
Pulsi
Pulsi duhet jetë ritmik dhe i rregullt dhe frekuenca duhet jetë midis
50-100/minutë. Për kandidatët dhurues cilët praktikojnë stërvitje
intensive mund të pranohet edhe një frekuence më e ulët kardiake.
Stili i jetës
Çdo dhurues, duhet ndjekë një stil jetese shëndetshme, mënyrë
mos kompromentohet shëndeti i marrësit. Vlefshmëria e
dhuruesve, vlerësohet nga mjeku përmes ekzaminimeve laboratorike.
Gjendja e përgjithshme e dhuruesit
Gjendje të përgjithshme të mirë, me temperaturë trupore
normale fiziologjike, pa fraktura, të mos i jetë nënshtruar një intervent
kirurgjikal herët se 7 ditë për ndërhyrjet minore, dhe jo herët se 6
muaj për ndërhyrjet majore. Gjithashtu, nënat lehonë, laktacion apo
gratë kanë përjetuar një abort duhet konsultohen me mjekun për
periudhën e përshtatshme për të qenë dhuruese të gjakut. 8
Personat e kundërindikuar
për të dhuruar gjak
Individët që përbëjnë përjashtim të përhershëm nga dhuruesit e
gjakut janë të gjithë ata persona me:
· Sëmundje kardiovaskulare
· Sëmundje infektive si (Hepatit viral B, C, TBC, HIV, Sifiliz)
· Histori transplantesh
· Diabet insulinovartës
· Sëmundje autoimune
· Tumore malinje
· Epilepsi
· Sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi, si dhe
përdoruesit e alkoolit dhe drogës.
Format e
ndryshme të dhurimit të gjakut
Dhurimi i gjakut në mënyrë të plotë është forma më e
përhapur. Kjo mënyrë lejon që të merret gjak dhe në të njëjtën
kohë të gjithë përbërësit e tij, rruazat e kuqe, rruazat e bardha
dhe pllakëzat, që ndahen në vazhdim të paskësaj.
Dhurimi i gjakut në aferezë lejon që të merret vetem një
komponent nga gjaku nëpërmjet një makinerie që ndan qelizat
ndërkohë që përbërësit e tjerë i jepen sërish dhuruesit.
Është e mundur të merren 2 komponentë në të njëjtën kohë,
në këtë rast flitet për dhurim gjaku multikomponent.
Dhurimi i gjakut në aferezë ofron avantazhe si marrja e një
sasie më të madhe komponentësh për të cilët të sëmurët kanë
nevojë; zgjat më shumë se dhurimi i gjakut në mënyrë të plotë. 9
Përpara dhurimit të gjakut, dhuruesi:
· Mund të konsumojë kafe, lëng frutash ose çaj
· Mund të konsumojë vaktin e mëngjesit
· Nuk duhet të kryejë aktivitet fizik të sforcuar
Fazat e dhurimit të gjakut
Faza 1: Vlerësimi klinik i dhuruesit
Mjeku vlerëson peshën, presionin arterial, pulsin si dhe nivelin e
Hb.
Faza 2: Plotësimi i pyetësorit
Dhuruesi plotëson pyetësorin që konfirmon aftësinë dhe
aprovimin për dhurim të gjakut.
Faza 3: Realizimi i marrjes së gjakut
Procedura për marrjen e gjakut nuk dhemb, materialet që
përdoren janë një përdorimshe dhe garantojnë siguri absolute
për dhuruesin.
10
Dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë
njerëzish. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin, por
shumë pacientëve që iu nevojitet transfuzion gjaku, nuk e gjejnë atë në
kohë dhe të sigurt.
Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është
edhe një lëndë kuruese e cila nuk mund të prodhohet nga industria
farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut në mënyrë
vullnetare dhe të rregullt nga njerëzit dhe pa pagesë.
Të rinjtë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe peshojnë 50 kg
dhurojnë 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj (me miratimin e
prindërve).
Burrat mund të dhurojnë gjak 4 herë gjatë një viti, me një diferencë
prej 12 javësh midis dy dhurimeve të gjakut.
Gratë në moshën e pjellorisë këshillohet të dhurojnë gjak 2 herë
vit, pra çdo gjashtë muaj.
Sasia maksimale e gjakut të marrë sipas ligjit në fuqi për secilin
dhurues është 450ml (±10%).
Marrja e gjakut zgjat rreth 5 deri 8 min, dhe kryhet me materiale
mjekësore sterile dhe njëpërdorimshe. Sasia e gjakut të dhuruar
zëvendësohet brenda pak orëve, ndërsa duhen rreth 20 ditë që të
rifitohet numri normal i qelizave.
Çfarë duhet të dijë çdo
dhurues?
11