ACMS punon me të rinjtë dhe për të rinjtë. Nëse doni të bëheni pjesë e aktiviteteve të saj,
regjistrohuni në link-un përbri dhe dikush nga stafi do t’ju kontaktojë së shpejti!
Albanian Committee of Medical Students (ACMS) është themeluar me qëllim që të përfaqësojë dhe
integrojë studentët, studentët dhe profesionistët e shkencave mjekësore, e në veçanti studentët e
mjekësisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim
të ngritjes profesionale, zhvillimit të shkencave mjekësore dhe përmirësimit të jetës sociale të
qytetarëve.
Për t'u bërë pjesë e ACMS-së, ju lusim të i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme në mënyrë që kërkesa
juaj për anëtarësi të merret parasysh. Përfshirja juaj në ACMS është pa pagesë meqë zhvillimi i
aktiviteteve do të jetë në baza vullnetare.
Në rast të aprovimit të aplikimit tuaj, ju do të informoheni përmes email-it për
vazhdimësinë e procedurës së anëtarësimit.