Jeta dhe shëndeti ynë janë të lidhura ngushtë me ambientin, florën, faunën dhe gjithë tërësia e ekosistemeve ku ne jetojmë përbën në thelb themelin e jetës humane në planetin tonë.
Pandemia e COVID-19 na dëshmoi se ndryshimet klimatike nuk janë diçka teorike, por tashmë dhe një situatë e prekshme dhe potencial madhor dëmtues i shëndetit tonë dhe jo vetëm. Ndërhyrja e dorës së njeriut në habitatet natyrore ka shkaktuar një cikël vicioz i cili nxit maksimalisht zoonozat, pra transmetimin e infeksioneve prej kafshëve kryesisht të egra drejt njeriut, siç është edhe rasti i virusit COVID-19.
Ky projekt ka për qëllim të trajtojë me kujdes të veçantë ndërlidhjen që ekziston midis çështjeve mjedisore dhe stilit të jetesës si dy kontribuues madhorë në shëndetin e popullatës, duke mos anashkaluar gjithashtu konceptin e cilësisë së jetës dhe rëndësinë që ka të kuptuarit e saj.
Ky projekt synon që në të gjitha stadet e tij, nëpërmjet aktiviteteve të edukimit jo-formal, output-eve në trajtën e një manuali dhe broshurave, fushatës online etj. të ndërgjegjësojë komunitetin mbi:
1. Stilin e jetesës (me një qasje krahasuese midis zakoneve të shëndetshme dhe atyre të dëmshme):
Ushqimin e shëndetshëm;
Konsumin ditor të ujit;
Gjumin si themelin e një jetese të shëndetshme; Aktivitetin fizik;
Substancat e abuzimit.
2. Mjedisin (me një qasje faktike lidhur me impaktin negativ që kanë ndryshimet mjedisore në shëndet): Ndotja e ajrit; Ndotja e ujit; Ndotja e tokës; Ndotja akustike; Ngrohja Globale dhe rrezatimi UV; Antibiotiko-rezistenca
Për realizimin e objektivave të sipërpërmendura kërkohet nga ACMS përzgjedhja dhe angazhimi i një subjekti për një sërë zërash të cilat bëjnë të mundur dorëzimin e një sërë produktesh të cilat sigurojnë suksesin e projektit. ACMS nuk ofron sub-grantim në këtë thirrje pasi ajo është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për zbatimin e projektit.