Demokracia, kjo formë qeverisjeje e dalë nga vota e lirë dhe drejtpërdrejt nga njëpopull i lirë, jeton thellësisht pikërisht nga nga bashkëpunimi i drejtë, i lirë dhecilësor i qytetarëve. Kusht për një angazhim sistematik dhe përmbajtësor ështënjohuria.Mundësi përfshirjeje në të gjitha poret e organizimit qeverisës e kanëvetëm ata, të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetitdemokratik. Për këtë arsye, transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyratmë të rëndësishme të edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit.Në vendet me kulturë të re demokratike ku peizazhi politik është i karakterizuar ngaidentitete të paqarta politike e ideologjike, roli i të rinjve në politikëbërje është i njërëndësie të veçantë. Mungesa e zakonshme e interesit politik, shoqëruar me niveline ulët të besimit tek aktorët politikë, institucionet demokratike, si dhe mungesa enjohurive mbi proceset politike, janë faktorë që kanë çuar në një nivel të ulët tëangazhimit politik të të rinjve.Te rinjte duhet te besojne me shume ne pjesemarrjene tyre ne ne ndertimin e demokracise moderngje qe do te mundesoje angazhimin ete gjithe bashkemoshatareve te rinj ne permiresimin e vazhdueshem te politikavedemokratike rinore.Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë nëshumë vende në zhvillim dhe 1 të 5-tën e popullsisë në botë, pjesëmarrja e të rinjvenë politikë dhe në vendim-marrje mbetet në nivele shumë të ulta. Të dhënat globaletregojnë se vetëm 1.65% e Parlamentarëve të të gjitha vendeve janë rreth moshës20 vjeç dhe vetëm 11.87% e tyre janë deri në moshën 30 vjeç. Ndërkohë, moshamesatare e deputetëve që janë pjesë e Parlamenteve në të gjithë botën është rreth53 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë. Kjo situatë sfidon përfaqësuesit e sistemitpolitik dhe mund të çojë drejt ndarjes apo fragmentizimit të qytetarëve tanë të rinj.Për më tepër, kjo bën që të përforcohen stereotipet që i kategorizojnë të rinjtë sinjerëz të pa-interesuar për çështje politike, apo thjesht si objekte të politikavesociale. Në të gjitha vendet post-komuniste, rinia ka luajtur një rol të rëndësishëmnë ndryshimin e sistemit, nga ai mono-partiak drejt sistemit pluri-partiak. Në tredekadat e fundit çështjet e të rinjve janë parë nën këndvështrimin e problemit, kurinia është përballur me sfida që erdhën bashkë me demokracinë, si papunësia,pabarazitë, përjashtimi social, problemet e varësisë, etj. Edhe në vendin tonë post-komunist e me demokraci të brishtë, situata e të rinjve, paraqitet problematike,sidomos kur vjen fjala për pjesëmarrje dhe vendim-marrje të vërtetë, si pranëpartive politike, ashtu edhe në radhët e shoqërisë civile. Të dhënat për rininë rrallëjanë renditur nën indikatorët e fuqizimit dhe janë kufizuar në nisma te shoqerisecivile.Të gjitha partitë politike në Shqipëri, në statutet e tyre parashikojnë role dhepërgjegjësi specifike për forumet rinore, pavarësisht se në disa prej tyre këtofunksione janë të limituara . Roli i forumeve vjen duke u zvogëluar kur vjen puna tekpërfshirja e të rinjve në pozicione vendim-marrëse brenda partisë apo në nivelqëndror dhe vendor.
Numri i të rinjve në nivelin qëndror dhe ekzekutiv të qeverisjes mbetet ende i vogël,me numra sporadikë të të zgjedhurve në poste të rëndësishme ekzekutive apo nëpushtetin legjislativ (parlament). Niveli lokal njeh po të njëjtën situatë. Kjo shpeshka si shkak rrugëtimin me shumë pengesa për të rinjtë.Përqindja e të rinjve pjesë e vendim-marrjes në partitë politike është mjaft e ulët,pasi shumica e partive nuk e kanë të sanksionuar të drejtën e përfaqësimit të tërinjve. Kështu ata privohen nga mundësia për të patur rol pro-aktiv dhe influencuarligjet, politikat dhe programet e reja, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal.Ndërkohë ndarja gjinore e kësaj përqindjeje mbetet e pakënaqshme dhe ndryshonnga partia në parti.Mosha është një faktor i rëndësishëm nxitës ose frenues i pjesëmarrjes të të rinjvenë vendim-marrjen e brendshme të partive politike dhe të forumeve rinore të tyre.Në këtë aspekt, duhet thënë se thuajse të gjitha statutet e partive politike caktojnëmoshën 16 vjeç, si moshën minimale të anëtarësimit në parti dhe në forumet rinore.Këtu bën përjashtim Partia Demokratike që moshën minimale e ka 15 dhe PBDNJqë e ka 17 vjeç.Edhe pse per te rinjte demokracia e sotme nuk pyet ,per arsyen se atyre nuk ukerkohen mendime dhe nuk pranohen ne proceset politike qe kane vlere perdemokracine e vendit,ata duhet t’ju jepet mundesia per te kontribuar ne zhvillimin evendit drejt demokracise per t’i dhene vendit nje fryme me moderne.