Komuniteti Rom përjeton diskriminim të gjerë, dhunë dhe përjashtim social. Ky fenomen ka ndërthurur pasoja të cilat mbulojnë shumë sektorë, pasoja që kanë impakt negativ mbi shëndetin e këtij komuniteti. Sipas OBSh një prej pikave më të dobëta, globalisht, të shumë strategjive të shëndetësisë si dhe programeve kombëtare dhe aktiviteteve është që përdoret një metodikë “top-down” pa konsideruar qasjen “bottom-up”. Kjo në vetvete do të thotë që janë pikërisht ekspertët ata që identifikojnë problemet, formulojnë ndërhyrjet dhe japin zgjidhet ashtu si ata gjykojnë se perceptohen prej grupeve të riskuara. Në rastin konkret, për shkak të mos përfaqësimit të mirfilltë të komuniteti Rom në trupat vendimarrëse, grupet e margjinalizuara, rrallë herë kanë mundësinë që të reflektojnë nevojat e tyre konkrete lidhur me problematikat që ata hasin, duke bërë që metodikat “top-down” të mos përfaqësojnë nevojat reale të tyre. Politikat shëndetësore marrin vlerë kur të gjitha target grupet janë të përfshira, në të gjitha aspektet e zhvillimit të politikave dhe programeve, implementimin dhe vlerësimin e tyre final. Promovimi i pjesëmarrjes sociale të njerëzve të target grupeve të ndryshme në këto procese është gjithashtu në koherencë të plotë me principet demokratike. Shumë studime të BE dhe agjensive ndërkomëtare përkufizojnë fenomenin e pabarazive në sektorin e shëndetësisë dhe komunitetin Rom. Këto pabarazi mund të klasifikohen si diferenca në statusin shëndetësor ose si pabarazi në shpërndarjen e determinatëve të shendetit ndërmjet grupeve të ndryshme. Prej kohësh ekziston një koncept që komuniteti Rom në përgjithësi ka shëndet më të dobët krahasuar me komunitetet e tjera.