Ky manual i dedikohet të gjithë të rinjve të cilët dëshirojnë të informohen mbi problematikat e shëndetit mendor.
Projekti “Youth for Mental Health” është një projekt i cili implementohet nga Albanian Committee of Medical Students – ACMS , me mbështetjen e AKR – Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Synimi i këtij projekti është të integrojë informacionin e saktë dhe shkencor lidhur me shëndetin mendor së bashku me vullnetarizmin në komunitet, kontributin që të rinjtë mund të japin në luftën ndaj stigmës që lidhet me çështjet e shëndetit mendor.Ky projekt ka integruar një sërë konceptesh dhe është shtrirë në disa sfera të jetës së përditshme të të rinjve duke kryqëzuar jetën sociale, median, teknologjinë, shërbimet shëndetësore, shkollat dhe duke vendosur të rinjtë në qendër të të gjithë projektit.