Project Details

Youth for Eco-Healthy Future

Rreth projektit
Ky projekt ka për qëllim kryesorë të trajtojë me kujdes të veçantë ndërlidhjen që ekziston midis çështjeve mjedisore dhe stilit të jetesës si dy kontribuues madhorë në shëndetin e popullatës, duke mos anashkaluar gjithashtu konceptin e cilësisë së jetës dhe rëndësinë që ka të kuptuarit e saj.
Ky projekt synon që në të gjitha stadet e tij, nëpërmjet aktiviteteve të edukimit jo-formal, output-eve në trajtën e një manuali dhe broshurave, fushatës online etj. të ndërgjegjësojë komunitetin mbi:
1.Stilin e jetesës (me një qasje krahasuese midis zakoneve të shëndetshme dhe atyre të dëmshme): Ushqimin e shëndetshëm; Konsumin ditor të ujit; Gjumin si themelin e një jetese të shëndetshme; Aktivitetin fizik; Substancat e abuzimit.
2. Mjedisin (me një qasje faktike lidhur me impaktin negativ që kanë ndryshimet mjedisore në shëndet): Ndotja e ajrit; Ndotja e ujit; Ndotja e tokës; Ndotja akustike; Ngrohja Globale dhe rrezatimi UV; Antibiotiko-rezistenca.

Nevoja për parandalim do të jetë e artikuluar përgjatë gjithë projektit, pasi është çelësi për reduktimin e barrës globale të sëmundshmërisë, si edhe rruga e vetme për të trajtuar paralelisht dy fenomene të cilat ndikojnë në shëndetin tonë dhe që të gërshetuara thellojnë hendekun midis një shoqërie të qëndrueshme dhe asaj çka po jetojmë sot dhe çka i trembemi në të ardhmen.
Qëllimi i këtij projekti është që të rrisë ndërgjegjësimin ndaj çështjeve më alarmante të lidhura me mjedisin dhe marrëdhëniet që ne si individë krijojmë me ekosistemet, natyrën në tërësi dhe hapësirat tona urbane; të promovojë praktika të shëndetshme në mënyrë të ndërsjellët: duke u kujdesur për mjedisin dhe duke e përdorur atë pozitivisht për të përmirësuar cilësinë e jetës; të zhvillojë njohuri mbi impaktet e drejtpërdrejta shëndetësore të komponentëve të ndryshëm të ndotjes mjedisore dhe stilit jo të mirë të jetesës; të krijojë hapësira për angazhim qytetar te të rinjtë për një shoqëri më të shëndetshme.
Ky projekt i përgjigjet një tërësie nevojash të komuniteteve tona urbane, suburbane dhe rurale, duke pasur si vlerë kryesore të tij informimin holistik mbi shëndetin, kujdesin për mjedisin dhe cilësinë e jetës si një kompleks i pandashëm shkak-pasojë, ku edukimi i komunitetit për të gjithë këta faktorë dhe mënyrën si ndër veprojnë me njëri-tjetrin është ai që bën ndryshimin. ACMS, si një organizatë mjekësore, synon të jetë një faktor përmirësues për shëndetin e popullatës, i cili vepron duke ndërgjegjësuar komunitetin dhe duke punuar me të nga afër. Një pjesë e rëndësishme e misionit dhe vizionit të organizatës sonë është emancipimi i shoqërisë drejt njohjes së shëndetit të tyre, si edhe njohjes së masave parandaluese që duhen marrë për ruajtjen e tij, duke synuar për një shoqëri që ka health literacy dhe edukohet vazhdimisht mbi shëndetin.  

Zbatues
Shoqata Albanian Committee of Medical Students – ACMS  

Mbështetur nga
Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të Titullit “Tirana European Youth Capital 2022”