Rreth projektit
Romët janë pakica më e madhe në Evropë. Ata
janë gjithashtu një nga më të pafavorizuarat e saj, me nivele të ulëta arsimore
dhe shëndetësore dhe nivele të larta varfërie. Hulumtimet mbi shëndetin e
romëve shpesh zbulojnë ngarkesa më të larta të sëmundjeve në komunitetet e
studiuara. Romët vazhdojnë të kenë një prevalencë më të lartë të sëmundjeve
infektive dhe janë në rrezik më të lartë infektimi sesa shumica e popullsisë së
vendeve ku jetojnë. Fëmijët romë në veçanti kanë një prevalencë veçanërisht të
lartë të sëmundjeve parazitare.
Në përputhje me gjetjet e mëparshme,
provat e disponueshme aktualisht vazhdojnë të tregojnë se, pavarësisht disa
variacioneve ndërmjet vendeve, popullsia rome në Evropë në përgjithësi:
•
Vuan nga ekspozimi më i gjerë
kunddrejt riskut të sëmundjeve (p.sh. socio-ekonomike dhe mjedisore);
•
Ka një mënyrë jetese jo të
shëndetshme;
•
Kanë akses më të dobët dhe përkujdesje
më të ulët nga shërbimet shëndetësore;
•
Pësojnë rezultate më të dobëta
shëndetësore, përsa i përket sëmundshmërisë si nga ato infektive ashtu edhe nga
ato kronike dhe kanë jetëgjatësi më të shkurtër.
Për më tepër ka disa indikacione që
tregojnë se pasoja e krizës ekonomike dhe recesionet e mëvonshme në vendet
evropiane, përkeqësojnë statusin shëndetësor të romëve dhe aksesin shëndetësor.
Pikat kryesore që e tregojnë këtë janë
përmbledhur më poshtë:
•
Vdekshmëria dhe jetëgjatësia
•
Parandalimi i sëmundjeve
infektive dhe fitimi i imunizimit
•
Mënyra e jetesës dhe sjelljet e
shëndetshme
•
Aksesi dhe përdorimi i
shërbimeve shëndetësore ose programeve parandaluese
•
Parandalimi i sëmundjeve
kronike
•
Faktorët shëndetësorë që lidhen
me rolin e gruas në komunitetin rom
•
Përcaktuesit mjedisorë dhe socio-ekonomikë
të shëndetit
Megjithëse konkluzionet kryesore të
mësipërme tregojnë se ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për të evidentuar se
komuniteti rom ka një dobësi në aspektin shëndetësor ashtu si dhe atë socio-ekonomik,
ka ende boshllëqe të mëdha që pengojnë në të kuptuarin e plotë të situatës. Të
dhënat që lejojnë krahasime midis popullatave mblidhen sistematikisht kryesisht
në një nivel ndërkombëtar ndërsa të dhënat në niveli kombëtar dhe rajonal të
cilat janë në dispozicion janë pjesërisht të vjetëra, të copëtuara. Shtetet
anëtare që kanë sistemet e zbatuara të mbledhjes së të dhënave duhet të
inkurajohen për ti ndarë dhe për të ndihmuar përhapjen e praktikave më të mira
për të përmirësuar këtë situatë.
Fatkeqësisht, pak nga provat e
disponueshme mbi shëndetin e romëve përshkruajnë në mënyrë adekuate ose të
kategorizojnë grupin e saktë etnik ose karakteristikat e stilit të jetesës së
romëve. Për rrjedhojë nuk ka qenë e mundur që në mënyrë sistematike të
rishikohet shëndeti në të gjithë heterogjenitetin aktual të grupeve rome, për
shembull nëse ata janë të vendosur, udhëtues, të veçuar ose të integruar, të
vendosur në distancë, jetojnë në qytet ose zona rurale, janë emigrantë ose jo
të dokumentuar.
Ka gjithashtu indikacione se jo të
gjitha të dhënat e mbledhura janë përdorur plotësisht si bazë për politikëbërjen
efektive për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të romëve. Ka boshllëqe
kryesisht në çdo tregues të mbuluar nga studimi, veçanërisht në lidhje me
shëndetin e grave rome, çështjet e shëndetit mendor dhe shëndetin e emigrantëve.
Metodologjikisht, ka një mungesë të studimeve të gjata dhe të thelluara për të
mbështetur dhe kontekstualizuar zbulimet nga sondazhet ndërkombëtare.
Popullsia rome është pakica më e madhe
në Evropë, duke jetuar kryesisht në të gjithë shtetet anëtare të BE-së.
Prandaj, gjendja e dobët shëndetësore dhe e të dhënave të popullsisë rome është
çështje e cila duhet trajtuar përmes kërkimeve më të thelluara.
Komisioni Evropian, Agjencia për të
Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian, Programi i Kombeve të Bashkuara për
Zhvillim dhe Banka Botërore po udhëheqin këtë punë përmes angazhimit të tyre të
vazhdueshëm për kërkim, angazhimin e komunitetit dhe në zhvillimin e
Strategjive Kombëtare të Integrimit të Romëve. Kjo tematike ka rëndësi të madhe
dhe ka nevojë për t'u mbështetur më tej nga Shtetet Anëtare që, edhe pse janë në
përmirësim e sipër, mund të rrisin numrin e aktiviteteve të tyre. Siç është
diskutuar në Raportin shoqërues për të dhënat shëndetësore të romëve Fondet
Strukturore vënë në dispozicion fonde për të mbështetur integrimin
socio-ekonomik të komuniteteve të margjinalizuara si romët.
ACMS ka ndërrmarr një projekt të tillë
sepse shkon paralel me misionin dhe vizionin e organizatës, për pëmirësimin e
shëndetit të popullatës, me fokus të veçantë grupet në risk. Mbi të gjitha për
ndërgjegjësimin, advokimin dhe ndërhyrjen në nivel lokal dhe qendror lidhur me
çështjet e shëndetit dhe parandalimin, trajtimin dhe përkujdesjen karshi
sëmundjeve të ndryshme.
Zbatues
Shoqata Albanian Committee of Medical Students – ACMS
Mbështetur nga
Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të Titullit “Tirana European Youth Capital 2022”