Project Details

Youth For Mental Health

Youth For Mental Health do të shërbejë si një projekt i cili prek nga afër nevojën e shtuar të të rinjve për të pasur informacion të saktë dhe të strukturuar mbi problematikat e shëndetit mendor.
Ky projekt do të zhvillohet duke pasur një qasje holistike ndaj faktorëve që ndikojnë në çështjet e shëndetit mendor duke vendosur të rinjtë në qendër dhe duke u dhënë atyre mundësinë të kuptojnë më tepër rreth çështjes. Konkretisht ai synon të:
1. Krijojë grupe të konsoliduara vullnetarësh të cilët shërbejnë do të shërbejnë si një pikë kyҫe për atë që ne quajmë peer-to-peer pasi këta të marrin informacioni e duhur në Shkollat Dimërore në lidhje me shëndetin mendor.
2. Të reduktojë stigmën e marrjes së shërbimeve profesionale të fushës.

Grupi i synuar për të qenë përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit janë të rinjtë e Kamzës dhe Fierit, praktikisht 60 të rinj në total ku 50% e pjesëmarrësve do të jenë vajza të reja dhe 50% djem të rinj.

Kohëzgjatja e projektit do të jetë 8 muaj kalendarik Janar 2023 – Gusht 2023.

Metodat e përdorura për të arritur synimet e vendosura do të jenë:
Edukimi jo formal i ndërthurur dhe i zbatuar me Training of Trainers (trajnimi i trajnerëve),
Peer to Peer education dhe do të kryqëzohet me një fushatë online me qellim arritjen dhe të të rinjve të tjerë që mund të mos preken drejtpërdrejtë nga projekti.

Komuniteti do të përfitojë duke:
1. U njohur më hollësisht me konceptin e shëndetit mendor dhe dimensionet e tij;
2. U njohur me institucionet që ofrojnë shërbim profesional;
3. U familjarizuar për shëndetin mendor duke u fokusuar te aspekti social dhe luftimi i stigmave;
4. Krijuar grupe sociale të rinjsh të cilët do të ndërmarrin nisma në komunitetet e tyre respektive.    

Ky projekt zbatohet nga Shoqata ACMS me mbështetjen e Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjensia Kombëtare e Rinisë