Trajnimi synon fuqizimin dhe pajisjen e këtyre të rinjve me mjetet e duhura në mënyrë që ata të kontribuojnë në komunitetet e tyre. Atyre do t'u jepet një rol i rëndësishëm në formimin e mënyrës se si bashkëmoshatarët e tyre do të shohin rëndësinë e trajtimit të temave që kanë të bëjnë me dhunën me bazë gjinore dhe sesi mund ta adresojnë atë. Metodologjia që do të përdoret gjatë trajnimit do të jetë ajo e edukimit jo-formal, që do të bëjnë të mundur që pjesëmarrësit të pajisen me aftësi të përshtatshme (soft-skills) dhe njohuri specifike se si të punojnë ngushtë me komunitetin dhe veçanërisht me komunitetin e grupeve vulnerable.
Apply here