Training

"Youth, Drivers of Change for a Stronger Democracy"

Trajnimi synon fuqizimin dhe pajisjen e këtyre të rinjve me mjetet (tools) e duhura në mënyrë që ata të kontribuojnë në komunitetet e tyre. Atyre do t'u jepet një rol i rëndësishëm në formimin e mënyrës se si bashkëmoshatarët e tyre do të shohin rëndësinë e trajtimit të temave që kanë të bëjnë me demokracinë dhe pjesëmarrjen rinore. Metodologjia që do të përdoret gjatë trajnimit do të jetë ajo e edukimit jo-formal, që do të bëjnë të mundur që pjesëmarrësit të pajisen me aftësi të përshtatshme (soft-skills) dhe njohuri specifike se si të punojnë ngushtë me komunitetin dhe veçanërisht me komunitetin e grupeve vulnerable. Gjatë këtij projekti, 25 të rinj nga qyteti i Fierit do të marrin njohuri dhe aftësi se si të avokojnë çështjet që lidhen me rëndësinë e demokracisë dhe pjesëmarrja e të rinjve në nivel kombëtar dhe evropian si dhe liria e shprehjes.

Apply here