Gjatë trajnimit "Health and Roma Communities", 30 studentë të mjekësisë së përgjithshme do të marrin trajnimin e nevojshëm mbi aspektet klinike të hipertensionit, sindromit metabolik dhe të gjitha implikimeve të tjera patofiziologjike të hipertensionit, mbi epidemiologjinë e sëmundjeve kardiovaskulare në komunitetin rom, si edhe mbi konsiderata të tjera të faktorëve që ndikojnë drejtpërdrejt në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore në këtë komunitet. Ata do të trajnohen gjithashtu për të kryer disa ekzaminime dhe matje të thjeshta objektive në anëtarët e këtij komuniteti dhe t'i regjistrojnë ato në mënyrë të saktë.
Apply here